TIRANE- E kemi parë në rolin e ministres dhe zyrtares, ndërsa sot ajo ka shfaqur një tjetër anë të saj. Bëhet fjalë për ish-ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila në 2009 u zgjodh deputete dhe në 2013-ën ministre.

Ndonëse ajo njihet si një femër e fortë, Gjermeni befasoi në studion e “Pasdite në Top Channel”, pasi u prek live. Ish-ministrja pohoi se prekej vetëm në momente gëzimi, padyshim si ky i sotmi.
Gjermeni
Kështu, pas një videomesazhi ku shfaqeshin shoqet e Majlinda Bregu, Erjola Kulluri dhe Daniela Kalaja, ish-ministrja nuk i ka përmbajtur dot lotët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb