Arda Turan është një nga personalitetet e shumtë të futbollit që janë rreshtuar pro fushatës së udhëheqësit të tyre në Turqi, Regep Tahip Erdogan. Mesfushori i Barcelonës është bashkuar në nismën që pritet t’i japë pushtet më të madh liderit të vendit.

Turan dhe ish-lojtari i Gallatasarajit, Burak Jilmaz, i cili luan për Bezhing Guoanin, iu bashkua fushatës në rrjetet sociale, e iniciuar nga legjenda e futbollit turk, Ridvan Dilmen për të tërhequr sa më shumë votues pro referendumit. Ai pritet të mbahet në gjysmën e parë të muajit prill, pasi Parlamenti dha dritën jeshile.

Presidenti Erdoan mori mbështetjen e shumë figurave të sportit pas dështimit të grushtit të shtetit më 15 korrik. Referendumi për hartimin e një kushtetute të re synon të ndërtojë një sistem të ri presidencial, por që shihet si shumë i rrezikshëm nga kritikët e Erdoanit, pasi i jep më shumë pushtet presidentit dhe i hap rrugën një diktature në vend.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb