Sulmuesi i skuadrës së Teutës, Muço Boçi, në një intervistë për “Panorama Sport” rrëfen gjithçka. Sezonin e shkuar e konsideron të mirë. Lojtari është i bindur se Teuta do të bëjë një kampionat te veçantë, ndonëse nuk arriti Europën.

Si e konsideroni këtë sezon?

Skuadra zhvilloi një gjysmë sezoni shumë të mirë dhe kjo na jep bindje për të ardhmen e Teutës. Për mua, ndikoi pak dhe pjesa e dy fazave të para, por dhe fakti që kemi lënë disa pikë që s’duhet t’i linim kur ishim në kulmin e sezonit në kampionat. Dhe kjo bëri që, pavarësisht se zhvilluam dy faza të mira, nuk arritëm të shkojmë në vendin e 4-rt.

Si e konsideroni vitin me Teutën?

Mendoj se ka qenë një vit i mirë. Kjo nuk diskutohet, sepse e kemi arritur të shmangim “play out”. Duhet të bëjmë maksimumin për t’u rritur akoma më shumë këtë sezon dhe për të krijuar një mentalitet fitues. Dhe kur arrin objektivin, është gjithmonë sukses. Tani do të mendojmë për nisjen e Superiores për të parë si do të organizohemi, por në vetvete stafi ka programuar datën kur do të fillojmë stërvitjen.

Si e shikon Boçi sezonin e tij në Durrës?

Arsyeja që këtë sezon u përshtata sidomos në javët e fundit te Teuta ka qenë pikërisht ambienti i mirë, mbështetja nga shokët dhe drejtuesit ka qenë e ngrohtë.

Si e shihni kampionatin shqiptar?

Me bindje të plotë them që pas çdo viti ky kampionat pëson vetëm rritje. Konkurrenca e madhe normalisht ka ndikuar dhe është një kampionat me pak diferenca dhe kjo e bën më të veçantë. Ky edicion e tregoi që konkurrenca është shumë e fortë, ku në vijën e parë për titullin kampion ishin në luftë 3- 4 skuadra. Është rritur niveli i futbollistëve dhe i cilësisë së lojtarëve këtu.

Ku do ta shohim Boçin sezonin e ardhshëm?

Padiskutim te Teuta është zgjedhja ime e vetme e parë, pasi ndihem mirë këtu. Jam i kënaqur nga ekipi, po paraqiten shumë mirë, me mobilizim dhe përqendrim në stërvitje e ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb