Jurgen Çelhaka mbylli bashkëpunimin me Legian, për t’u bashkuar me skuadrën sllovene të NK Olimpija Ljubljana. Drejtori sportiv i klubit nga Ljubjana, Goran Boromisa vlerësoi në maksimum mesfushorin shqiptar.
“Ne e mirëpresim Jurgenin! Është profili i lojtarit që po kërkonim. Mesfushori i fundit që mund të jap shumë cilësi në fazën ofensive të lojës. Ai ka eksperiencë të pasur duke luajtur në Europë dhe ka luftuar për tituj kampion.
Për të shtuar, Çelhaka është i pajisur me karakter ekselent dhe shpirt garues. Është një lojtar që do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektiva tonë”, u shpreh Boromisa.
(J.S/BalkanWeb)