Studimi më i madh funksional i imazhit të trurit deri më sot identifikon dallimet specifike të trurit midis grave dhe burrave, sipas një raporti të ri në Journal of Alzheimer’s Disease

Truri i femrave është më aktiv se ai i meshkujve, sidomos në zonën ballore, e cila është e lidhur me vetëkontrollin dhe arsyetimin, por edhe me emocionet.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “Journal of Alzheimer’s Disease”.

Studimi u drejtua nga Daniel Amen, themelues i ‘Amen Clinics’, ku u përfshinë 19 vullnetarë dhe 26 mijë pacientë, me gjendje të ndryshme psikiatrike, si traumë, çrregullim bipolar, luhatje humori, skizofreni, hiperaktivitet dhe vështirësi në përqendrim.

Studiuesit analizuan 128 zonat neutrale duke përdorur teknika imazherike, për të parë aktivitetin cerebral tek secili prej tyre.

Rezultoi se truri i femrave ishte shumë më aktiv se ai i meshkujve, bazuar në fluksin e gjakut në zona specifike të trurit, të lidhura me vetëkontrollin dhe sferën emocionale.

Ndërkohë, truri i meshkujve rezultoi më aktiv vetëm në zonën e të parit dhe koordinimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: