TIRANE-Mos u lodhni të harxhoni 1 orë me tualetin në fytyrë. Nuk do të jepte efekt tek meshkujt. Tani nuk do të thotë që të dilni komplet ujë e sapun, por dicka e mesme, pak tualet dhe meshkujt do të të preferonin. Kështu rezultoi një sondazh mbi tualetin e femrave në agjencinë e lajmeve BalkanWeb me temën, “Tualeti tek një femër. Meshkuj, preferoni një femër:
1-Me shumë tualet, 2- Ujë e sapun, 3-Dicka të mesme 4-Nuk kam interes për këto tek një femër .
Rreth 54% votuan se preferonin një femër me tualet jo të tepruar, 34% shprehen se më mirë do të ishte një fytyrë ujë e sapun, kurse një 8 përqindshi nuk i interesonte asnjë nga këto, kur bie fjala për një femër.
Përqindja më e ulët, 4% e pëlqejnë një femër me shumë tualet.


Per zmadhim kliko mbi imazh
tualeti


(d.b/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: