Deputetja Mesila Doda, njëkohësisht sekretarja e përgjithshme e PDIU-së ka organizuar një takim me gratë çame, ato të cilat kanë sakrifikuar çdo gjë për familjen.

Me falenderimin për mbështetjen e pakursyer gjatë këtyre viteve që kauzat tona, çështja çame, roli i gruas në shoqërinë shqiptare, familja, tradita dhe trashëgimia kanë qenë dhe mbeten betejat tona, deputetja Mesila Doda u shpreh se gratë kanë fuqi të jashtëzakonshme.

Ashtu siç dimë të mbajmë shtëpitë dhe fëmijët ashtu është edhe e ardhjma e vendit, që nga unifikimi i familjeve tona, deri tek memoria historike dhe respekti për të kaluarën që u trashëgojmë brezave. Me punën tonë të përbashkët gjatë këtyre viteve me PDIU-në ne kemi bërë të mundur zhdukjen e harresës për çështjen çame.

“Ne kemi disa arritje të cilat sa herë thonë që çfarë keni bërë ju” Dimë të themi: E para zhdukëm harresën. Çështja Çame ishte në harresë.

E dyta miratuam rezolutën e parlamentit të Shqipërisë për Çështjen Çame.

Doda2
Doda2
Doda3
Doda3

E treta arritëm që ndërkombëtarizimin e Çështjes Çame sepse komisioneri Hanh foli dhe tha që duhet të jetë pjesë e shportës së bisedimeve midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek dhe e fundit që është bërë vitin e kaluar arritëm që, për herë të parë të detyrojmë parlamentin e Shqipërisë, të dyja forcat politike që të flasin për heqjen e Ligjit të Luftës me Greqinë. Dhe këto janë pjesa juridike, sepse dua të përmend atë që është pjesa më monumentale që janë varrezat e Kllogjerit. Një nga varrezat historike të ngritura në Shqipëri. Nuk e di nëse “Nënë Shqipëria” mund të krahasohet me varrezat e Kllogjerit, por për të gjithë ne, që e bëjmë pelegrinazh çdo 27 qershor, besoj se e keni parë që është një vend i shenjtë, për memorien historike të këtij vendi, por edhe për të mos harruar faktin që, sa herë që jemi të ndarë, sa herë që jemi të dobët, mund të bëhemi preh e agresorëve, e një mentaliteti agresiv”.

Me ftesën për të votuar në 11 maj për kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deputetja Mesila Doda tha se ne duhet të tregojmë që ekzistojmë dhe ekzistenca jonë është tek besimi dhe tek vota ndaj Shpëtim Idrizit, tek Aleanca për Shqipërinë Madhështore, tek numri 1.

Mesazhe të solidaritetit dhe mbështetjes pa kufi për mbrojtjen e familjes së madhe çame, kujtesës historike dhe kauzave të drejta kombëtare dhanë edhe folëset në këtë panel, Ruko Sako, Alda Hasani, Alketa Ipeku dhe Alba Haruni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: