DURRES
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë si Universiteti i Kalabrisë në Itali, Instituti Taganrod i menaxhimit dhe ekonomise ne Rusi, Instituti Albanologjik Prishtinë, Universiteti “Fan Noli” Korçë Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, organizuan konferencën “Mësimi, edukimi dhe të nxënit”.
Në konferencë u diskutua për ofrimin e një debati dhe diskutimi të gjerë në lidhje me zhvillimin dhe perspektivën e edukimit, mësimdhënies dhe të nxënit në ditët e sotme.
Rektorja e Universitetit të Durrësit Kseanela Sotirofski tha se këto konferenca janë mundësi e mirë për të shkëmbyer arritjet akademike, si dhe për të ngritur ura bashkëpunimi.
Gjate diskutumit proferoresha Judit Karpati nga Universiteti i Budapestit u ndal te problemet me të cilët përballen shtresat e margjinalizuara, të tilla si komuniteti rom.
“Arsimi bazë është shumë i rëndësishem për romët sepse eksizotn një numër i madh prej tyre të cilët nuk e kanë atë. Ka probleme me shkollat në Hungari por ka situata të ngjashme edhe në Shqipëri.” -tha Karpati
Në këtë konferencë morën pjesë studiues nga Shqipëria, Ballkani dhe Europa. Nëpërmjet punimeve të tyre, pjesëmarrësit në konferencë sollën diskutime të gjera e gjithëpërfshirëse për çështje dhe problematika që lidhen me edukimin, mësimdhënien, si dhe dhanë këndvështrime të ndryshme për zgjidhjen e problematikave të parashtruara.
(BalkanWeb)