Janë mësuar tetë ekipet që janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.  Arsenali, Benfica, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Napoli, Slavia Pragë, Valencia e Villarreali janë ekipet që janë kualifikuar tutje.

Shorti do të hidhet me 15 mars në ora (13:00), në selinë e UEFA-s në Nyon.

Shorti do të jetë i lirë, pra, çdo skuadër mund të përballet me njëra-tjetrën. Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen në datën 11 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, në datën 18 prill. Finalja do të zhvillohet me 29 maj,në Stadiumi Olimpik në Baku.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb