Përfundimi i ndeshjeve në Ligën e Europës ka caktuar edhe tablonë e plotë të 32 skuadrave të cilat do të vazhdojnë rrugën e tyre në këtë turne. Në garë janë shumë emra të mëdhenj ndaj shorti i turit të parë me eliminim direkt do të shohë në veprim disa nga skuadrat më të njohura të Europës.

Ditën e hënë në orën 13:00 do të hidhet shorti Ligës së Europës, ku 32 skuadrat, do të mësojnë përballjet e tyre. Përveç 24 ekipeve që kanë siguruar kualifikimin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të bashkohen edhe 8 ekipet që zunë vendet e treta në grupet e Championsit.

Në garë tashmë do të jenë disa emra të mëdhenj ku spikasin, Çelsi, Arsenali, Interi si dhe Napoli. Të katërta këto skuadra, pretendente në letër, bëjnë pjesë në vazon e parë, ku shanset janë të mëdha që të peshkojnë kundërshtarë më të lehtë në letër.

Lacio, Sportingu, Shaktar Donjetck janë 3 skuadrat për t’u shmangur nga vazoja e dytë. Ndërkohë skuadrat nuk mund të vihen përballë ekipeve që i përkasin të njëjtit shtet, si dhe atyre që kanë pasur në grupin e tyre.

VAZO 1

Bajer Leverkusen, RB Salcburg, Zenit, Dinamo Zagreb, Arsenal, Betis, Vijareal, Eintraht Frankfurt, Genk, Sevilja, Dinamo Kiev, Çelsi, Napoli, Valencia, Inter, Benfika.

VAZO 2

Zyrih, Sëlltik, Slavia Praga, Fenerbahçe, Sporting Lisbonë, Olimpiakos, Rapid Vjenë, Lacio, Malmo, Krasnodar, Ren, BATE Borisov, Viktoria Plzen, Klub Bryzh, Shaktar Donjetck, Gallatasaraj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb