Të mësosh gjininë e fëmijës është kthyer tashmë në një rutinë të zakonshme për prindërit e ardhshëm. Nënat dhe baballarët gjejnë mënyra të ndryshme për tua treguar të afërmeve të tyre se çfarë do të jetë fëmija i ardhshëm. Por ndonjëherë edhe vetë prindërit duan të surprizohen duke marrë vesh gjininë e fëmijës së tyre. Kjo ka ndodhur edhe në këtë video që është kthyer menjëherë virale, ku Cher Lair, nëna e 6 djemve mëson se fëmija i shtatë i saj do të jetë vajzë, nëpërmjet një torte me çokollatë.
Po, po një tortë me çokollatë që bashkëshorti dhe të afërmit e tjerë i kishin përgatitur dhe në brendësi të mbushur me ngjyrë rozë, ngjyra simbol e vajzave. Nëna gëzohet aq shumë sa bërtet dhe shtrihet përtokë.
(m.k/BalkanWeb)