Kategoria Superiore ka në program gjatë ditës së sotme 2 sfida. Në Fushë-Krujë Kastrioti do të presë Skënderbeun ndërsa sfida do të gjykohet nga kryesori Juxhin Xhaja.

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 20-të do të luhet në Vlorë, ku Flamurtari vendës do të presë Kukësin pretendent për titullin kampion. Gjyqtar për këtë sfidë delikate do të jetë Olsi Sokoli.

Më poshtë ja dhe katëshet e arbitrave të përcakauar nga Federata Shqiptare e Futbollit për këto dy sfida:

Kastrioti-Skënderbeu 14:00/ Arbitër: Juxhin Xhaja; Asistent: Egin Doda; Asistent: Redvan Shaba; Arbitër i katërt: Klodian Shahini

Flamurtari-Kukësi 17:00/ Arbitër: Olsi Sokoli; Asistent: Denis Agaraj; Asistent: Rejdi Zajimi; Arbitër i katërt: Orlando Kuka

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb