Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka qenë i jashtëzakonshëm gjate 10 viteve karrierë, si në aspektin individual edhe në atë kolektiv.

Messi që nga viti 2004 kur debutoi me Barcelonën, ka arritur që të fitoje 22 tituj, pa llogaritur edhe dy të tjerë me Argjentinën.

Fenomeni Messi ka fituar 7 La Liga, 3 Liga të Kampioneve, 2 Copa del Rey, 6 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube.

Messi i vetëm ka fituar dyfish më shumë se sa Real Madridi, që në epokën e fundit ka fituar vetëm 10 kupa në të gjitha kompeticionet.

Messi vetëm këtë sezon është në garë edhe për dy tituj te tjere, pasi ai dhe Barcelona janë në finale të Ligës së Kampioneve, ku do të luajnë kundër Juventusit dhe në finalen e Copa del Reay, ku do të luajnë kundër Athletic Bilbaos.

Në këto statistika nuk janë të përfshirë edhe çmimet individuale, ku edhe aty Messi është i pa arritshëm.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: