Lionel Messi është akuzuar gjatë viteve për shkak se dyshohet se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimet e marra në Barcelonë dhe Argjentinë, por Luis Suarez ka hedhur poshtë pretendime të tilla dhe ka deklaruar se kritikat e tilla dëmtojnë shokun e tij të klubit.


Uruguaiani gjithashtu ka bërë të qartë se kapiteni i Barcelonës kurrë nuk ka kërkuar të imponojë mendimin e tij tek të tjerët.  “Dëgjoj të thonë se Messi nuk dëshiron këtë apo atë lojtarë, por Messi, përkundrazi nuk thotë asgjë,” tha ai për ‘Fox’.


“Ai nuk ka detyruar dhe imponuar askënd, as për një trajner, as për një lojtar, asgjë. Ne flasim për të gjitha këto gjëra dhe natyrisht të tilla akuza e lëndojnë atë, pasi edhe ai është një njeri “, tha Suarez.


(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb