Skuadra e Lionel Messit ka siguruar tashmë fazën “play-off” në MLS pa u mbyllur ende sezoni i rregullt. Ka mbetur edhe një takim për t’u zhvilluar dhe në rast fitoreje, ata do të ngjiteshin në kuotën e 74 pikëve.
Arritja e kësaj shifre do të bënte që ata të thyenin rekordin e vendosur në vitin 2021 nga New England Revolution. Takimi i fundit për fazën e rregullt si për iroi të fatit është pikërisht kundër New Englang Revolution.
Inter Miami synon tashmë “lavdinë” duke fituar kupën e kompeticionit MLS. Skuadra nga Florida nuk ka pse “të fshihet” pasi ka krijuar një ekip kompakt dhe një harmoni brenda dhomave të zhveshjes.
Trajneri Tata Martino pritet të lërë pushim disa nga titullarët e zakonshëm për t’I dhënë freskinë e duhur, pasi kujtojmë se skuadra e trajnerit argjentinas aktivizohet edhe në kompeticonin e klubeve të Concacaf.
Messi bashkë me ish-at e Barcelonës po ndërtojnë një frymë shpresëdhënëse që fansat mezi presin të konkludohet në trofe të fituar për herë të parë.