https://www.youtube.com/watch?v=S80IdS9sAUw
Një padrejtësi është bërë ndaj futbollistit argjentinas Lionel Messi në ndeshjen Valencia-Barcelona.

David Fernandez Borbalan, gjyqtari kryesor i sfidës Valencia-Barcelona, ndëshkoi me karton të verdhë argjentinasin, pasi ky i fundit raportoi sulmin e një tifozi të Valencias. Ai e goditi Messin me shishe në kokë, nga tribuna ku ishte ulur.

Sikur të mos mjaftonte ky gjest i ulet i këtij tifozi, që e goditi Messin me shishe, ai merr edhe kartonin e verdhë, një gjest ky që nuk u kuptua aspak nga Messi, e as nga bashkëlojtarët e këtij të fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb