Takefusa Kubo është vetëm 15 vjeç dhe luan me ekipin e 23 vjeçarëve të Tokios në Japoni.

Ai ka një talent special dhe këtë e ka dëshmuar në takimin e fundit. Kubo, i cili më parë ka qenë pjesë e akademisë aq të mrekullueshme si ‘La Masia”, në një sezon në Barcelonë ka shënuar 73 gola në 30 ndeshje. Por iu desh të kthehej në vendlindje pasi FIFA dënoi blaugranët për kontratat e paligjshme me futbollistët adoleshentë.

Tek ekipi i Tokio U-23 ai është një lojtar i rregullt dhe në ndeshjen e fundit kundër Cerezo Osako ka treguar edhe njëherë se di të bëj diferencën.

Në minutën e 38-të, Kubo, i cili ka pseudonimin “Messi japonez, ka realizuar një gol që argjentinasi do ishte me të vërtete krenar, duke dribluar dy lojtarë dhe më pas duke lëshuar një silur me të majtën që do shtangte portierin.

Credit: Reddit
Goli i tij do të thotë se ai është lojtari më i ri që shënon në ligën profesioniste të Japonisë.

Japonezi është serish në bisedime me Barcelonën për t’a rikthyer në destinacion, aty ku ai ishte bërë pjesë vite më parë dhe arsyeja nuk do mend.

Takefusa Kubo, mbajeni mend këtë emër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb