Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia ka folur në lidhje me thashethemet, të cilat pretendonin se karriera e  Lionel Messit me kombëtaren tashmë ka mbaruar. Ai ka deklaruar në formë të prerë se “Pleshti” do të rikthehet së shpejti në grupin e Kombëtares.

Duke folur për “DirecTV Sports”, i pari i Federatës së Futbollit të Argjentinës deklaroi: “Messi do të kthehet në ekipin kombëtar”, këmbënguli ai. Ne duhet t’i tregojmë atij shenja se AFA po ndryshon, kështu që ai e di se stafi stërvitor dhe drejtorët marrin përgjegjësinë”, shtoi ai.

Tapia ka folur duke dhënë mendimin për një menaxher të mirë për Argjentinën, ai shtoi se dëshira e të gjithëve është që në stolin e Kombëtares të vijë menaxheri më i mirë në botë.

“Ne kemi nevojë për dikë që i kupton nevojat e ekipit kombëtar për 10 vitet e ardhshme. Unë u përpoqa të falënderoj Scalonin, ai erdhi në një kohë shumë të vështirë. Ne të gjithë dëshirojmë të sjellim menaxherin më të mirë në botë, emri do të shpallet në fund të vitit. Të gjithë donim Sampaolin kur ishte në krye të Kilit, gjë që ndoshta nuk duhet të kishte ndodhur për shkak të situatave që u ngritën. Por ne duhet të mësojmë nga kjo në mënyrë që të mos ndodhë më, duhet të marrim vendimin e ardhshëm dhe të mos dështojmë”,  shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb