Më në fund një lajm i mirë për Barcelonën. Lionel Messi është kthyer në starvitje me pjesën tjetër të skuadër dhe pritet të jetë në fushën e lojës për sfidën e javës së dytë në La Liga. Kampionët e Spanjës do të presin të dielën në mbrëmje në “Camp Nou” Betis. Fitorja është një detyrim për formacionin e Ernesto Valverde, pas dështimit të madh në debutimin e sezonit të ri.

Mini 2019 08 21 Entreno Tarde 06
Mini 2019 08 21 Entreno Tarde 06

Me mungesa të rëndësishme si ato të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, Barcelona do të ketë në këtë ndihëm e kapitenit të saj për të marrë tri pikët e para në kampionat. Messi qëndroi jashtë fushave në miqësoret e fundit të verës dhe sfidën që hapi këtë edicion në La Liga për shkak të një dëmtimi. Barcelona nuk preferoi të rrezikonte që gjëndja e tij të përkeqësohej, por në emergjencë të plotë në sulm, stafi mjekësor përshpejtoi rikuperimin e “Pleshtit”. Rikthimi në stërvitje dhe aktivizimi i mundshëm i sulmuesit argjentias në sfidës e së dielës është një lajm i mirë, që klubi katalunjas ka dashur ta ndajë me tifozët e tij në rrjetet sociale.

Messi
Messi

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rivalët dhe sidomos Betis, që kthen në vëmendje dy ndeshjet e sezonit të shkuar, ku Messi I ka realizuar pesë gola. Për këtë arsye, klubi andaluzian i është përgjigjur me humor statusit të Barcelonës në “Tëitter”. “Mos u nxito Leo. Nuk është e nevojshme që të sforcohesh”, lexohet në tekstin e postuar në llogarinë zyrtare të Real Betis.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: