Barcelona ka në dorë biletën për në gjysmëfinalet e Champions. Këtë favor ia jep fitorja 1-0 në sfidën e vajtjes në tranfertën kundër Manchester United. Edhe parashikimet janë në krah të Lionel Messi dhe shokëve të tij. Por nuk ndan të njëjtin mendim Ernesto Valverde. Tekniku i skuadrës katalunjase pret një tjetër sfidë nga ajo që projektohet në letër, teksa kthen në vëmendje të shkuarën e afërt, e cila tregon përmbysjen e madhe të Manchester United në fushën e Paris SG.

1142841134.jpg.0
1142841134.jpg.0

“Nuk e di se çfarë planesh kanë kundërshtarët, por most ë harrojmë se çfarë bënë në këtë edicion të Champions. Kanë fituar tre nga katër ndeshje, duke mundur Juventusin dhe PSG në minutat e fundit. Kemi shënuar në sfidën e vajtjes, por asgjë nuk është vendosur. Për këtë arsye nuk do të zbresim në fushë duke menduar se jemi të favorizuar”, ishin fjalët e Valverde në konferencën për mediat. Pas dëmtimit në fytyrë në sfidën e vajtjes në çerekfinalet e Champions, Lionel Messi qëndroi pushim në fundjavë dhe është gati të zbresë në fushë për të formuar treshen e sulmit bashkë me Suarez dhe Dembele.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb