Lionel Messi nuk harron të magjeps asnjëherë tifozët anembanë rruzullit, pavarësisht viteve që ikin. Pleshti ishte vendimtar mbrëmjen e së mekurës, teksa ka shkëlqyer në Amerikë, me dy gola dhe një asistim në ndeshjen e Inter Miamit ndaj Los Angeles, e velfshme për fazën çerekfinale të CONCAF Cup.
Lionel Messi ka vazhduar duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Inter Miamit, duke qenë vendimtar në fitoren e Inter Miami 3-1 ndaj Los Angeles FC.
Kjo ndeshje ishte sfida e kthimit për CONCACAF Champions Cup, ndërisa ndeshja e parë kishte përfunduar me suksesin e skuadrës kaliforniane me rezultatin 1-0.
Messi ishte fantastik në ndeshjen e kthimit duke shënuar dy gola shumë të bukur dhe duke dhuruar një asistim.
Me këtë triumf, Inter Miami arrin në gjysmëfinale të këtij kompeticioni për here të parë duke patur për synim fitoren e trofeut.
Messi deri më tani këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje me Inter Miamin, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime.