Lionel Messi është i gatshëm të largohet nga Barcelona dhe të transferohet në Premierligë, ku interesim kanë shfaqur tri skuadra të mëdha.

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një lajm sipas të cilit ylli argjentinas është i gatshëm të largohet nga Camp Nou.

“The Sun” shkruan se interesim për Messin kanë shfaqur Chelsea, Manchester United dhe City.

Madje, sipas këtij tabloidi, këto klube kanë biseduar me përfaqësuesit e argjentinasit.

Raportohet se Messi e ka pritur mirë interesimin e anglezëve dhe thuhet se argjentinasi mund të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2017, një vit para se t’i skadojë kontrata.

Një nga arsyet që do ta detyroi Messin të largohet nga Barcelona është se përfaqësuesi argjentinas, kohët e fundit, është nën presion nga spanjollët rreth gjyqit për shmangien e taksave.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: