TIRANË-A do të largohet Messi nga Barcelona? E përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo, duke folur per të ardhmen e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, ka shkruar se ai nuk do të largohet nga Barcelona.

Sipas ketij burimi, ylli argjentinas nuk do të largohet nga Barcelona për t’u transferuar te Celsi apo Paris Saint Germain.

“Argjentinasi nuk do të largohet nga Camp Nou, pasi ndihet shumë i lumtur tek Barcelona, me të cilën ka arritur te fitoje shumë”, shkruan gazeta.

Së fundit është spekuluar shumë për të ardhmen e Messit, i cili nuk e kishte përjashtuar mundësine e largimit nga Barcelona. Por, gjithcka flet ndryshe.

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: