Lionel Messi vijon të impresionojë. Megjithëse “ylli” argjentinas ka arritur të fitojë gjithçka gjatë karrierës së tij, sërish ai vijon të dhurojë të tjerë trofe për skuadrën e tij. Kështu pas triumfit 2-3 të Inter Miamit në transfertë ndaj Colombus Crew, të cilët janë edhe kampionët në fuqi, kanë siguruar vendin e parë, në përfundim të sezonit të rregullt, duke fituar trofeun “Supporters Shield”, trofe i cili i jepte skuadrës qëe mbyll sezonin e rregullt në vend të parë.

Lionel Messi ishte protagonisti absolut i sfidës, teksa në fundin e fraksioni të parë realizoi dy gola mjaft të bukur. Pjesa e dytë ishte edhe më interesante me kampionët në fuqi të Colombus Crew që arritën të shkurtonin diferencën e golave në dy raste, por nuk mundën dot të ndalnin furinë e ekipit të Messit me shokë. Goli i 3 për miqtë u realizua nga Luis Suarez. Tashmë në Play off inter Miami do të ketë avantazhin që do ti luajë ndeshjet në shtëpi, gjë të cilën e nënvizoi edhe Messi në intervistën pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që realizuam objektivin e parë për këtë sezon. Do të kemi avantazh të madh pasi do t’i luajmë ndeshjet e Play Off në shtëpi, para publikut tonë dhe ne e dim fare mirë se sa e rëndësishme është kjo”, theksoi La Pulga.

Messi pavarësisht dëmtimit, këtë sezon në MLS ka arritur të realizojë 17 gola dhe të dhurojë 15 asiste në 17 ndeshje që ka zhvilluar me fanellën e Inter Miamit. Ky ishte edhe trofeu i tij nr 46 në karrierë dhe i dyti i fituar me skuadrën amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: