Messi nuk ia doli edhe kësaj here të çojë Argjentinën në finale të Copa America dhe ëndrra për të fituar një trofe më Kombëtaren u venit shumë shpejt. Brazili mundi abicelestet 2-0 duke siguruar një vend në finalen e këtij kompeticioni. Gabriel Jesus në pjesën e parë dhe Firmino në të dytën i dhanë goditjen fatale Argjentinës duke çuar në shtëpi para kohe Messin me shokë.


Messi largohet i zhgënjyer nga Copa America. Ai ende po kërkon trofeun e tij të parë me Argjentinën pas nëntë përpjekjeve të pasuksesshme. Ndërkohë Brazili pret fituesin e çiftit  Peru-Kili për të mësuar emrin e skuadrës që do të kenë përballë në finale.



(n.b/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb