Lionel Messi fillo të hënën stërvitjen me ekipin e Barcelonës pas Copa America, por stërvitja e argjentinasit nuk zgjati shumë. Ai pësoi një dëmtim në këmbën e tij të djathtë çka do të thotë se ai nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në një mini turne në SHBA.

“Messi, i cili ishte kthyer nga pushimi i tij veror për stërvitje të hënën, u tërhoq nga seanca për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë,” thuhet në një deklaratë të Barcelonës.

Messi do të qëndrojë në Barcelona dhe tani nuk do të udhëtojë në SHBA për turneun e klubit. Disponueshmëria e tij për t’u rikthyer do të diktohet nga ecuria e rikuperimit të tij.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: