Historia e Barcelonës po rishkruhet në epokën Messi, rekordet e “pleshtit” nuk njohin limite. Vlerësimi i fundit tregon edhe një herë atë që Messi di të bëjë me topin në këmbë, mënyra se si ai luan është unike, dashurohet nga tifozët të cilët kanë përzgjedhur golin e tij kundër Getafe si golin më të bukur në historinë e klubit të Barcelonës.

45% të tifozëve votuan atë gol epik në sfidën e Kupës së Mbretit në sezonin 2006-07, një gol i cili i dhanë më shumë famë sulmuesin argjentinas pasi ngjashmëria shumë e madhe me golin e Maradonës në Botëror i dha më shumë bujë, nga ai moment, krahasimi me Maradonën nuk ka reshtur kurrë: “Jam shumë i lumtur që fansat zgjedhur golin tim duke më bërë pjesë në historinë e këtij klubi të madh”, u shpreh Messi.

Jo vetëm goli më i bukur por tifozët i kanë rezervuar Messit të gjithë podiumin. Në vendin e dytë është zgjedhur një gol i argjentinasit në sfidën kundër Athletico Bilbao në finalen e Kupës së Mbretit ndërsa në vendin e tretë me 16% është e zgjedhur goli i tij i tretë në sfidën kundër Real Madrid në Champions League.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: