Lionel Messi, ylli i Argjentinës tha se shpreson se Di Maria do të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit me kombëtaren, atë ndaj Kolumbisë, në finalen e Kupës së Amerikës.

“Ndoshta ai do të shënojë një tjetër gol në finale, siç bëri në të gjitha të mëparshmet ku ka luajtur. Do të ishte e jashtëzakonshme. Ne gjithmonë i themi atij se nëse gjithçka shkon mirë, i kemi kualifikimet për Kupën e Botës. Megjithatë, Di Maria e ka vendosur dhe nuk ka asgjë që mund ta ndryshojë mendimin e tij”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb