Fituesi i Topit të Artë për vitin 2015, Lionel Messi, është shprehur se shoku i tij i ekipit te Barcelones, uruguajani Luis Suarez, është sulmuesi më i mirë në botë.

Ai nuk deshi të pranojë nëse ai është sulmuesi më i mirë që ka luajtur me të, por tha është më i miri që është aktiv.

“Është e vështirë të krahasoj Suarezin me sulmuesit e tjerë me të cilët kam luajtur. Kanë qenë shumë, por mund të them se ai është sulmuesi më i mirë që luan sot futboll”, theksoi Messi për faqen zyrtare të FIFA-s.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: