Një ditë më parë mori për herë të gjashtë në karrirë “Këpuën e Artë”, ndërsa si sot 15 vjet më parë bëri debutimin e tij me Barcelonën në La Liga. Atëherë të gjithë u mrekulluan nga “Pleshti” argjentinas, por askush nuk e mendonte se ai do të thyente çdo rekord me skuadrën katalunjase dhe do të merrte një vend nderi mes më të mirëve në historinë e futbollit.

Mini 2019 10 16 Messi Bota 19
Mini 2019 10 16 Messi Bota 19

Trofeu i fundit personal dhe përvjetori i debutimit kanë bërë që Messi të pushtojë edhe një herë faqet e parë të mediave ndërkombëtare. Sulmuesi argjentinas ka folur mbi gjithçka, ndërsa nuk mund të evitonte disa batuta edhe për rivalitetin mes tij dhe Cristiano Ronaldo.

Talksport Messi And Ronaldo
Talksport Messi And Ronaldo

“Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua. Unë e di se kush jam, çfarë kam bërë dhe çfarë mund të bëj në të ardhmen, por këto i mbaj të gjitha për vete. Unë dua të flas vetëm në fushën e lojës”, ishin fjalët e Messit si përgjigje për diferencën mes tij dhe Ronaldos jashtë stadiumeve. Një tjetër detaj që ndan dy lojtarët me klas të padiskutueshëm ka të bëjë me ndryshimin e skuadrave. “Gjithkush kërkon ekseperienca që për të janë më të mira. Unë nuk ka pasur asnjëherë nevojë të largohem nga klubi më i mirë i botës, që është Barcelona”, ka thënë Leo Messi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb