Një tragjedi është parandaluar në SHBA nga një mësues i fizkulturës, i cili është edhe trajner i ekipit të futbollit që ka rrezikuar jetën për të mbrojtur të tjerët nga një nxënës i armatosur.

Rasti ka ndodhur në një shkollë në SHBA, ku kamerat e sigurisë tregojnë pamjet se si mësuesi del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.

Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, duke e hutuar, e më pastaj një person tjetër, ia merr armën nga dora. Po ashtu, filmimet kapin edhe një pjesë tjetër të korridorit të shkollës, ku nxënësit e tmerruar dalin nga klasat.

Siç shkruan The Guardian, pas arrestimit të nxënësit 19-vjeçar, është konstatuar se ai vuante nga një krizë emocionale. Ai ka pranuar fajin dhe gjykata e ka dënuar me tre vite shërbim prove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: