Kreu i PD, Sali Berisha, ishte sot në Qarkun e Vlorës, ku prezantoi kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Lideri i opozitës u shpreh se arsimi është prioritet absolut.

“Biznesi i vogël, nga 140 mijë euro në vit që e ka tavanin, do ta çojmë në 180 mijë euro pa taksa. Do të ketë edhe linja krediti të buta. Vetëm 1% të xhiros për bizneset e vogla. Nga 23% taksat për bizneset e tjera do të zbresë në 10%.

Shqipëria do të dyfishojë numrin e ullinjve, bregdeti ynë do të bëhet madhështor. Viti 2025 është ai i diasporës, 5 vite pa asnjë taksë kush kthehet në vend dhe investon apo zhvillon biznes. Kredi të buta edhe për ta.

Ne do ta vendosim Shqipërinë në trenin e teknologjisë së shpejtë, të parët në rajon. Për panelet fotovolatike, kush ka dëshirë nga Vermoshi në Konispol, do t’i ndihmojë shteti.

Arsimi është prioriteti ynë absolut, mësuesi në piedestal, forma dixhitalizimi, garantoj mësuesit se nuk do të ketë shkurtime, do ulim nxënësit në klasa dhe do ketë nevojë për mësues të tjerë.

Mësuesve dhe punonjësve të administratës ju bëj thirjje mos qëndroni me të keqen, jeni pasuri kombëtare. Patronazhistët paçin veten në qafë, ligji do të veprojë” – theksoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb