Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po mbahet sot në Prishtinë. Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.
Protesta që filloi në orën 12:30 ndër të tjera ka për qëllim edhe diskutimin me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Në këtë protestë po mbahen pankarta drejtuar Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë.
Për shkak të protestës së SBASHK është ndaluar qarkullimi i automjeteve në rrugën “Agim Ramadani”, afër Ministrisë së Arsimit.
Pasi u ndalën për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë edhe para Qeverisë së Kosovës.
Punëtorët e Arsimit po mbajnë pankarta “Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit”, “E shenjtë është puna e mësuesit në edukimin e brezave”, “Qeveria realizo kërkesat tona, parandalo veprimet e tjera sindikale”, etj.