ITALI- Një shpërblim seksual që ta detyronte të studionte. Kjo është metoda e zgjedhur nga një mësuese 31-vjeçare për të ndihmuar nxënësin e saj 16-vjeçar, që ishte dobët me mësime.

“Merrte vetëm 4-ra, pastaj direkt iu rikthye dëshira për të studiuar, mori 7-të”. Kështu u justifikua mësuesja duke thënë se nuk e ka detyruar aspak nxënësin e saj të përfshihet në këtë marrëdhënie.

Por ndërsa nxënësi i ka kaluar me sukses provimet ajo është gjetur pa punë.

Marrëdhënia nisi kur prindërit e djalit i kërkuan ta ndihmonte me mësime, por mësuesja tha se djali e shikonte me këmbëngulje dhe ajo i premtoi çmime seksuale nëse ai do mësonte.

Mësimet e saj zgjatën për disa muaj, derisa një ditë babai i adoleshentit u kthye më herët në shtëpi dhe i gjeti poshtë dushit.

Mësohet se pas kësaj ngjarje mësuesja e Psikologjisë është larguar nga Italia.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: