ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një mësuese 40-vjeçare, me akuzën e dhunimit të drejtores së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Elbasan.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku mësuesja Arta Gugu ka goditur me shuplakë për shkak të detyrës drejtoreshën e Zyrës Arsimore Elbasan, shtetasen J. Cungu”

mësohet se mësuesja kishte shkuar në zyrën e drejtoreshës për të kërkuar një vend pune, por në debat e sipër sherri ka degjeneruar dhe kjo e fundit ka ngritur dorë.

“Goditje për shkak të detyrës është akuza e ndalimit të mësueses”- njofton policia, ndërkohë që pritet edhe dëshmia e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale në Elbasan.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: