Pak më parë BKH e asistuar edhe nga policia, kanë arrestuar Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Arrestimi i Metës u bë me urdhër të SPAK.

Me sa duket, kreu i PL nuk kishte asnjë indicie për atë që mund të ndodhte, pasi kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp që do të niste në orën 13:40. Njoftimi u shpërnda për mediat në grupin e Partisë së Lirisë në WhatsApp, në orën 12:09 minuta.

“Përshëndetje!

Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë.  Sinjali nga Fibra, Facebook dhe You Tube. Lutemi mediave, për transmetimin live.

Faleminderit!”, thuhet në mesazhin dërguar mediave.

Pl Ilir Meta Konference
Pl Ilir Meta Konference

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb