TIRANË

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij Era mori pjesë në mbrëmjen festive të “Ballos Vjeneze” në Tiranë.

Kreu u shtetit ka falënderuar Ambasadën e Austrisë për organizimin e eventin të gëzueshëm dhe elegant.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Së bashku me Erën patëm sot kënaqësinë të merrnim pjesë në mbrëmjen festive të “Ballos Vjeneze në Tiranë”, që sjell në kryeqytetin tonë eksperiencën mahnitëse të valsit, muzikës së mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës austriake dhe shqiptare.

Falënderim të veçantë për ambasadën e Austrisë dhe ambasadorin Johann Sattler për këtë event të gëzueshëm dhe elegant!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb