Kryeministri Edi Rama bën të ditur se ka marrë telefonata nga liderë të shumtë të Ballkanit dhe Europës për situatën pas tërmeteve. Ai shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë.

“Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës?”, shkruan Rama.

Më herët, kreu i qeverisë informoi se “kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”.

Po kështu sot, tha Rama, më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: