Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dekretuar shkarkimin e komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani.
Presidenca sqaron se shkarkimi i Dogjanit është bërë, për shkak të mbarimit të mandatit.
Më parë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i propozoi Kreut të Shtetit shkarkimin e gjeneral Dogjanit, pas ngjarjes së ndodhur në Pashaliman, ku u vodhën disa armë.
(d.ç./BalkanWeb)