TIRANË
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka lënë Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe është transportuar me furgonin e policisë te Blloku i Sigurisë në rrugën Mine Peza.
Ai ka përshëndetur gazetarët dhe qytetarët e mbledhur me simbolin e shqiponjës pas kafazit të furgonit të policisë me të cilin është transportuar në paraburgim.
Meta është arrestuar sot me urdhër të SPAK për tre akuza. Detyrim paraqitje SPAK vendosi për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, arrest shtëpie për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.