Ish-presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi rezultojnë me lidhje të dyshuara korruptive me biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, të cilin e favorizuan për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Communication INC” dhe një kompanie telefonike celulare në Shqipëri.

Sipas dosjes së SPAK, rezulton se kompania “UNIFI Communication INC” me drejtor ekzekutiv Adrian Shatkun rezulton se ka kryer 12 pagesa për llogari të kompanisë JPM Strategic Solutions me drejtor ekzekutiv John Moreira”.

Në lidhje me këto akuza, Kryemadhi tha se Shatku është kushëriri i saj. Ajo tha se Ilir Meta nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me njerëzit e saj.

Monika Kryemadhi: Për fibrën optike. Adrian Shatku është një biznesmen i nderuar shqiptaro-amerikan. Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Pollo dhe Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen. Ti edhe sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike.

Pyetje: Keni përdorur kartën e biznesmenit Shatku…

Monika Kryemadhi: Unë para 3 muajsh isha në delegacion me Parlamentin shqiptar dhe avioni na ktheu nga Rinasi në Vjenë, ngelëm në Vjenë në 4 të mëngjesit. Parlamenti mi ktheu pas 1 muaji lekët. Do merret i pandehur Edi Paloka, Ervin Salianji pse kanë paguar me kartën time?

Pyetje: Marrëdhëniet tuaja me biznesmenin Shatku cilat janë?

Monika Kryemadhi: E kam takuar Shatkun me kryeministrin Edi Rama dhe Milena Hariton sepse kishte një rezistencë nga Ministria e Transportit në atë kohë për të mos prishur monopolin. SPAK-u gënjen.

Pyetje: Keni përfituar 36 mijë euro me një këst…

Monika Kryemadhi: Ku i kam unë këto?

Pyetje: Keni përdorur kartën kreditit të Shatkut? E thotë SPAK-u…

Monika Kryemadhi: Nuk e kam përdor.

Monika Kryemadhi: Unë kam deklaruar çdo gjë dhe prandaj po të them se mënyra se si ata e kanë bërë është gjyq publik për të gjetur edhe viktima të tjera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb