Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar sot shkollën 9-vjeçare në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj në Komunën Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë.

Meta është pritur nga stafi pedagogjik i shkollës si dhe dhjetëra nxënës e prindër të tyre. Kjo është hera e parë që një President nga Shqipëria viziton këtë shkollë nëntëvjeçare.

Meta tha se është i lumtur që ndodhet sot pranë brezit më të ri të shqiptarëve në Mal të Zi. Kreu i Shtetit ka dhuruar për shkollën nëntëvjeçare në Dacaj 40 fotografi të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare si edhe fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Çdo ditë do jem shpirtërisht pranë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm. Falenderoj stafin pedagogjik për punën e mrekullueshme që bën në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar”, tha Presidenti ndër të tjera në fjalën e mbajtur në pritjen e veçantë të organizuar për të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb