TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i cilëson disa diplomatë në Tiranë ‘lecka’ të kryeministrit Edi Rama. Në emisionin “Open”, Meta hodhi akuza të rënda ndaj disa ambasadorëve por pa folur me emra, përveç atij të OSBE.

Sa i përket vendimit për ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt për ta shpallur të padëshiruar në Presidencë, Kreu i Shtetit tha se ishte për t’i treguar kufirin.
“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non Grata për Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e presidentit. Presidenca është simbol i sovranitetit”, deklaroi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb