Presidenti Ilir Meta reagon pas mbledhjes së Sigurisë Kombëtare në Presidencë me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Meta falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës që bënë të mundur zhvillimin e stërvitjes “Defender Europe 21” në rajon, përfshi edhe Shqipërinë.

“Thirra sot Mbledhjen e Zyrtarëve të Lartë të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar rreth masave përgatitore të përmbylljes me sukses të stërvitjes më të madhe me trupa në Ballkan, të koduar “Defender Europe 21”, e drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë. Falenderime të përzemërta për SHBA-të, që sikundër na ka mbështetur në çdo fushë zhvillimi, proces reformash dhe në mënyrë të veçantë tek ajo e sigurisë dhe mbrojtjes, bëri të mundur zhvillimin e kësaj stërvitjeje në rajonin tonë, përfshi Shqipërinë. ?????”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb