TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm. Mësohet se kreu i shtetit ka firmosur shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati, duke i hapur kështu rrugë Ramës.

Lajmi u konfirmua për ‘News24’ nga zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi. Paekspozuarit’ paralajmëroi se ditën e sotme mund të dekretonte kryeministrin Rama në postin e kryediplomatit, pas refuzimit që i bëri Gent Cakës. Meta u shpreh se do të merrte vendim të drejtë duke zbatuar Kushtetutën.

Kujtojmë se refuzimi nga Meta i kandidaturës së Cakajt shkaktoi përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit, ndërsa debati shkaktoi edhe një lumë deklaratash.

NJOFTIMI I ZEDHENESIT TE PRESIDENTIT

Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që: Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb