TIRANE- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me faktin se PS-ja do të fitojë, ka ardhur dhe përgjigja e presidentit të sapozgjedhur, Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së. Ky i fundit ka ironizuar deklaratën e kreut të qeverisë për ‘timonin’.


“Timoni perendoi bashke me bandat e Rilindjes. Shqiperia foli.Te gjithe ne kembe per te mbrojtur verdiktin e shqiptareve”, tha Meta.


Kryeministri Edi Rama 30 minuta pas mbylljes së votimeve iu dërgoi një sms konfidencial deputetëve të Partisë Socialiste. Në këtë mesazh të siguruar nga BalkanWeb ai shprehet se Rilindja e ka të sigurt “timonin”.


JA SMS E PLOTE
Sipas te gjitha te dhenave timonin do ta kemi?✌?? Ju lutem ju lutem ju lutem mobilizim total per cdo vote ne numerim dhe qetesi e durim ndaj cdo provokimi! Na duhet proces i paster dhe i pakontestueshem✌?? Rrofte Partia Socialiste✌??Rrofte cdokush qe ka punuar dhe po punon per qellimin tone te drejte✌?? Rrofte cdo njeri i zakonshem i ketij vendi qe na ka besuar dhe mirekuptim i plote per kedo nuk na ka votuar✌?? Tani perqendrim maksimal dhe disipline shembullore, per ta cuar me nder, deri ne numerimin e votes se fundit kete beteje historike per Shqiperine qe duam?✌??
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: