TIRANË- Kryeparlamentari Ilir Meta duket se i ka hedhur pak benzinë “zjarrit” të ndezur në politikë, pasi flet për ura bashkimi me PD-në. Ndërsa nuk e ka ndarë ende mendjen për koalicionin qeverisës, Meta ka lëshuar mesazhe bashkimi, duke marrë spunto nga ura që ndan Bashkinë e Tiranës me atë të Kamzës që drejtohet prej disa mandatesh nga Xhelal Mziu i PD-së. Sipas Metës, politikanët duhet të flasin me vepra.

Por krahas këtij mesazhi, kreu i LSI-së nuk ka nguruar të lëshojë një thumb edhe për kryebashkiakun e Tiranës.

“Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë është Bashkia e Kamzës. Edhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar. Të gjithë për Bashkinë jemi, nuk ka asnjë për përçarje. Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional. Kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe në fjalën e fundit e kemi të parën. Jo, ne politikanët duhet të flasim me vepra”¬ tha Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: