Jo pa emocione dhe ndjesi të veçanta ka kaluar vizita e Presidentit të Republikës Ilir Meta në komunën Rozhajë të Malit të Zi, një komunë e banuar nga shqiptarët.

Ai ka qenë sot në shkollën e fshatit Dacaj ku ka dhuruar fotografitë e rilindësve të ndritur dhe të heroit kombëtar Skënderbeut.

Meta, Dacaj Rozhaje (3)
Meta, Dacaj Rozhaje (3)

Vizitën dhe takimin me nxënësit e ka përshkruar dhe vetë Kreu i Shtetit në “Facebook”.

“Shumë i emocionuar mes nxënësve të mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës. Mirënjohje stafit pedagogjik për përkushtimin e tyre në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në këto treva. Kënaqësi e veçantë t’i dhuroja sot kësaj shkolle fotografinë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe të përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes Kombëtare, besimplotë se nxënësit e saj do të vazhdojnë me energji të reja në rrugën e tyre. ??”, shkruan Meta.

Meta, Dacaj Rozhaje (1)
Meta, Dacaj Rozhaje (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb