Presidenti Ilir Meta i ka akorduar sot titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” profesor Sherif Bundos.

Në një postim, shoqëruar me foto nga ceremonia, Meta thekson se Bundo është një personalitet i shquar i shkencave ekonomike, autoritet i spikatur akademik dhe i respektuar në shoqërinë shqiptare, i cili prej dekadash është i angazhuar në edukimin e brezave të rinj në fushën e financës dhe kontabilitetit.

Mesazhi i Metës:

Profesor Sherif Bundo është një personalitet i shquar i shkencave ekonomike, autoritet i spikatur akademik dhe i respektuar në shoqërinë shqiptare, i cili prej dekadash është i angazhuar në edukimin e brezave të rinj në fushën e financës dhe kontabilitetit.
Në vlerësim të kontributeve të vyera shkencore dhe publike, në financa e mësimdhënie në shkollat e larta ekonomike, duke manifestuar ndjenjë të lartë përgjegjësie publike dhe profesionalizmi në mbrojtjen e pakompromis të interesave kombëtare, i akordova sot Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Mirënjohje për ndihmesën e rëndësishme të dhënë në rritjen e rolit të biznesit shqiptar dhe angazhimit të tij të çmuar në ndihmë dhe në përkrahje të zërit të sipërmarrësve vendas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb