TIRANE

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se do te merrte postin e ministrit të Jashtëm.  Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit nënvizon faktin se për presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

Në përgjigjen e tij, i pari i vendit, ka zgjedhur të përgjigjet me gjuhën e diplomatëve, ndërsa i drejtohet kreut të të qeverisë me fjalët: NO MORE FAKE STATE. ( nuk ka më shtet të rremë)

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.
NO MORE FAKE STATE.
Shqipëria e para!??”, shkruan Meta. Kujtojmë se ditën e sotme Rama propozoi veten në postin e ministrit të Jashtëm deri në zgjidhje të ngërçit në Gjykatën Kushtetutese. Rama shkruan se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: